Arbenita Ismajli zbulon si u rikthye në super formë pas lindjes dhe arsyen pse nuk i ka hapur Instagram vajzës

Bota e Yjeve

Arbenita Ismajli zbulon si u rikthye në super formë pas lindjes dhe arsyen pse nuk i ka hapur Instagram vajzës

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 16:32
Arbenita Ismajli

Arbenita Ismajli u bë nënë për herë të parë në muajin prill të këtij viti dhe bashkë me Feron, e quajtën vajzën e tyre Nina. Modelja seksi tërhoqi vëmendje me linjat trupore vetëm pak muaj pas lindjes.

Ajo nisi të publikonte foto me vajzën, por të gjithë sytë i kishin tek barku i saj i sheshtë dhe i tonifikuar. E pyetur gjatë një bisede virtuale me ndjekësit mbrëmë se cili është sekreti i rikthimit të saj në super formë fizike, Arbenita shkroi:

“Gjithmonë kam qenë e dobët. Në fakt, s’e kisha mëndu se çfarë do t’i ndodhte trupit tim pas lindjes. Por isha me fat. Nuk u mundova dhe nuk përdora asgjë. Thjesht ndodhi.”.

Mes dashurisë dhe parave, Arbenita zgjedh “të dyja”, duke dhënë kështu një përgjigje të sinqertë.

“Kush ia ka vendos emrin Ninës?”, ishte një tjetër pyetje që iu drejtua Arbenitës.

“Unë. E kam pasur në ‘notes’ (shënimet në celular) nga fëmijëria”,- shkroi modelja.

Ndryshe nga shumica e prindërve VIP që zgjedhin t’u hapin fëmijëve të tyre rrjete sociale, Arbenita dhe Fero nuk e kanë bërë ende diçka të tillë për një arsye të fortë.

“Ende nuk është e rritur mirë dhe e edukuar për këtë gjë. Instagram-i ka anët pozitive, por edhe negative. Mendoj se i takon asaj kjo zgjedhje dhe jo mua.”- u përgjigj ajo.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat