E lumtur për suksesin e këngës së re, Melinda Ademi me të tjera paraqitje atraktive nga prapaskenat e xhirimeve të klipit

Bota e Yjeve

E lumtur për suksesin e këngës së re, Melinda Ademi me të tjera paraqitje atraktive nga prapaskenat e xhirimeve të klipit

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 06:28
Melinda Ademi

Ajo vetëm dy ditë më parë është rikthyer me projekt të ri muzikor pas një pauze të shkurtër.

Bëhet fjalë për artisten Melinda Ademi, e cila të shtunën (6 nëntor) solli këngën e radhës të quajtur “Melodia”.

Projekti duket se është pritur shumë mirë nga fansat e publiku dhe vetëm për dy ditë mblodhi mbi 1.5 milion klikime.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by MELINDA (@melindaademi)

E lumtur me suksesin e kësaj kënge, Ademi ka ndarë disa fotografi të reja të realizuara gjatë xhirimeve të videoklipit.

Shpresoj që ju ka pëlqyer kënga e re ‘Melodia’ 1.5 milion klikime për dy ditë në YouTube. Po shoh shumë komente pozitive dhe po ndihem krenare me ju dhe veten. Faleminderit shumë, ju dua”, kanë qenë fjalët e 25-vjeçares.

Image

Rikthimi i Melindës vjen pas “Ay Caramba” që e lansoi në korrik në bashkëpunim me Gjikon dhe Nora Istrefin.

Image

Ajo edhe këtë vit ka qenë shumë e angazhuar me mbrëmje e koncerte muzikore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat