Rita Ora shfaqet atraktive në Londër

Bota e Yjeve

Rita Ora shfaqet atraktive në Londër

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 12:34
Rita Ora

Ajo gjithmonë merr vëmendjen me shijen e saj të modës.

Dhe Rita Ora dukej e qetë, por me stil, e veshur me një palë pantallona kadifeje të lirshme dhe një xhaketë ngjyrë kafe ndërsa doli në Londër të martën mbrëma.

Këngëtarja, 30 vjeçe, zgjodhi nuancat e vjeshtës teksa e kishte veshur xhaketën mbi një këmishë ngjyrë kafe, shkruan DailyMail.

Rita tregoi pak anën e saj provokuese, duke lënë të zbërthyer një prej kopsave të saj te pjesa e dekoltesë.

Ajo dukej e relaksuar në pantallonat e lirshme ngjyrë gështenje, të cilat i kombinoi me një palë atlete të zeza.

Ylli i muzikës pop eci përgjatë rrugës me duart në xhepa dhe për aksesorë zgjodhi një palë syze ngjyrë portokalli.

Rita i kishte mbledhur flokët e saj në stilin bisht, ndërsa mbuloi fytyrën me një maskë mbrojtëse për shëtitjen e mbrëmjes.

Kjo dalje e saj vjen vetëm pak kohë pasi artistja nga Kosova zbuloi se ka përfunduar xhirimet e sezonit të ardhshëm të spektaklit “The Masked Singer”.

Këngëtarja hyri në Instagram për të njoftuar lajmin dhe shkroi: “Shumë e lumtur dhe mirënjohëse për mbylljen e një episodi të mahnitshëm të ‘The Masked Singer’ të këtij sezoni”.

Këngëtarja i është bashkuar panelit gjykues të spektaklit të përbërë nga: Jonathan Ross, Davina McCall dhe Mo Gilligan.

Spektakli “The Masked Singer”, producent i të cilit është Joel Dommett, sjell fytyrat e njohura publike në një paraqitje me maskime të ndryshme, kryesisht kostume të egra dhe duke kënduar dhe më pas juria duhet ta gjejnë se kush mund të jetë. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat