Po sikur Mark Frroku ta tradhtonte? Rudina Dembacaj tregon a do ta ndërrojë mbiemrin

Bota e Yjeve

Po sikur Mark Frroku ta tradhtonte? Rudina Dembacaj tregon a do ta ndërrojë mbiemrin

Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 15:18
Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku

Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku janë një ndër çiftet më të komentuara të mediave rozë. Më 1 tetor të këtij viti ata madje kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre, në një festë me shumë të ftuar VIP, dhe të shumëkomentuar në mediat rozë.

Por, ç’do të bënte Rudina nëse Marku do ta tradhtonte? Këtë kuriozitet e kanë patur ndjekësit e saj, që e kanë pyetur në një “mini-intervistë” të zhvilluar në Instagram. Por aktorja e ka shumë të qartë se çfarë do të bënte. Shumë shkurt ajo u përgjigj: “Do ta lija”.

Ndër të tjera, ajo ka treguar se edhe pas celebrimit, mban mbiemrin e saj, dhe jo të partnerit. “Rudina Dembacaj Përgjithmonë. Thjesht e dashuruar me Frrokun tim”, shkroi aktorja në një nga përgjigjet për ndjekësit.

Gjithashtu, ajo zbuloi se kishin bërë plan të udhëtonin për festat e fundvitit, por Covid-19 i kishte penguar sërish.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat