Dwayne Johnson dëshiron të jetë James Bond-i i ardhshëm

Bota e Yjeve

Dwayne Johnson dëshiron të jetë James Bond-i i ardhshëm

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 16:40
Daniel Craig, Dwayne Johnson

Dwayne Johnson ka zbuluar se dëshiron të jetë James Bond-i i ardhshëm. Aktori shprehu interesin për të portretizuar agjentin 007 gjatë një interviste me Esquire, ku zbuloi se nuk do të ishte i pari nga familja e tij që do të luante në këtë film.

Aktori tha se gjyshi i tij kishte pasur një rol në filmin “You Only Live Twice”, i cili u publikua në vitin 1967.

“Unë do të doja të ndjek hapat e tij dhe të jem Bondi i ardhshëm.”, tha Johnson.

Filmi i fundit “No Time To Die” shënon daljen e pestë dhe të fundit të aktorit Daniel Craig si agjenti sekret britanik.

Sakaq, përflitet se në garë për të qenë agjenti i ardhshëm përflitet se janë Jamie Dornan, Régé-Jean Page dhe Henry Cavill.

Image
Dwayne Johnson

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat