Si është ta kesh partnerin edhe koleg?

Bota e Yjeve

Si është ta kesh partnerin edhe koleg?

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 10:26
Lily Collins dhe Charlie McDowell

Lily Collins dhe Charlie McDowell janë një dyshe dinamike – brenda dhe jashtë ekranit!

Në një intervistë të re me Vogue Australia, Collins, 32, u shpreh se si ishte të kishte regjisor burrin e saj, 38 vjeç, në filmin e ardhshëm Windfall dhe se si ishte ndryshe nga ajo që priste fillimisht.

“Mendova se do të ishte më e vështirë, duhet ta pranoj. Mendova se do të ishte më stresuese të punoja me të, por sinqerisht ishte vërtet mahnitëse dhe çliruese,” tha ajo.
“Ishte fantastike, dhe unë jam vërtet krenare për filmin dhe jam krenar epër të. Është një lloj tjetër roli për mua.”

“Sinqerisht, ishte kaq e lehtë të punonim së bashku. Do të harroja se ishte ai”, tha Collins për Vogue Australia, duke shtuar me shaka:”Ai thjesht tha: “Nuk e kam dëgjuar ende fjalën gjeni”.

Windfall do të tregojë një çift të ri që mbërrijnë në shtëpinë e tyre të pushimeve, vetëm për të zbuluar se ajo ishte grabitur, sipas botimit.

Në fillim të shtatorit, Collins dhe McDowell u martuan në një vend të bukur të pyllëzuar në natyrë në Dunton Hot Springs në Dunton, Kolorado.

“Unë kurrë nuk kam dashur të jem dikush i dikujt më shumë sesa e jotja dhe tani do të bëhem gruaja jote”, ka shkruar Collins një foto të çiftit duke u puthur në altar. |
“Më 4 shtator 2021 u bëmë zyrtarisht përgjithmonë të njëri-tjetrit. Të dua @charliemcdowell…”,- ka shkruar ajo.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Lily Collins (@lilyjcollins)

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat