Xhesika Berberi tregon planet për t’u bërë nënë: Çfarë dua t’i them fëmijëve të mi

Bota e Yjeve

Xhesika Berberi tregon planet për t’u bërë nënë: Çfarë dua t’i them fëmijëve të mi

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 20:34
Xhesika Berberi

Modelja e njohur shqiptare, Xhesika Berberi ka folur për herë të parë për planet për t’u bërë nënë.

E ftuar në emisionin “Rudina”, mes të tjerash ajo tha se kjo do të ndodhë kur të përmbushë disa gjëra në karrierën e saj.

“Patjetër e shikoj veten time si nënë. Nuk mund të them tani për momentin sepse tani jam e fokusuar shumë te karriera dhe është momenti që unë duhet t’i jap më shumë forca se çdo moment tjetër se duke qenë tani që po vij me biznesin tim dhe të krijosh diçka në SHBA nuk është e thjeshtë. Kam 2 vite që po punoj shumë fort dhe dua që kur të kem familjen time, fëmijët e mi, ta kem ezauruar pjesën e karrierës dhe të jem 100% e fokusuar vetëm te familja. Kështu që dua të mbaroj njëherë këto gjërat që i kam në plan. Sidomos dua që kur të flas me fëmijët e mi të ardhshëm t’i them që kam bërë këtë”, u shpreh Xhesika.

Image

Kujtojmë se modelja bëri publike lidhjen e dashurisë me 14 Shkurt 2020, duke publikuar foto nga surpriza që i kishte bërë partneri.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat