Në lidhje sekrete me Arjola Demirin? Atdheu i zbulon të gjitha dhe ka një mesazh për Antonelën

Bota e Yjeve

Në lidhje sekrete me Arjola Demirin? Atdheu i zbulon të gjitha dhe ka një mesazh për Antonelën

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 13:12
Arjola Demirin, Atdheu, Antonela Berisha

Edhe pse nuk është pjesë e Big Brother VIP, Atdhe Xharavina ka qenë mjaft i komentuar në shtëpinë më të madhe në Shqipëri.

Ai është kthyer në “mollë sherri” mes aktores Arjola Demiri dhe ish-protagonistes së Përputhen, Antonela Berisha.

Antonela në Big Brother VIP aludoi se mes Arjolës dhe Atdheut të “Përputhen” ka pasur dhe ka diçka më shumë përtej miqësisë.

Gjithsesi, në emisionin Fun Club në Top Channel, Atdheu mohoi të ketë lidhje intime me Arjolën.

“Kemi shoqëri prej 7  vitesh me Arjolën. Kjo është e vërteta. E kam shoqe edhe Antonelën. Nuk është siç thotë Antonela, nuk jemi të lidhur. Është sherr banal. Kur jam futur në Përputhen, vetëm Arjola më ka mbështetur. Antonela ka menduar se mund të kemi lidhje bashkë”, tha Atdheu.

Po a do të futej Atdheu në Big Brother VIP?

“Nuk jam unë për Big Brother. Nuk e shoh veten të mbyllur. Nuk jam mësuar i mbyllur. Do martohesha me Monikën. Është shumë e mirë. Është lojtare e mirë, më pëlqen”, tha Atdheu.

Image
Arjola Demirin, Atdheu, Antonela Berisha
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat