‘Ajo ka dashur të fusë diçka në shtëpi për Donaldin’/ Moderatorja zbulon si u kap ‘mat’ Bora nga produksioni dhe kushti që i vunë

Bota e Yjeve

‘Ajo ka dashur të fusë diçka në shtëpi për Donaldin’/ Moderatorja zbulon si u kap ‘mat’ Bora nga produksioni dhe kushti që i vunë

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 14:14
Donald Veshaj dhe Bora Zemani

Çështja Bora-Donald-Beatrix  u diskutua sot në emisionin ‘Fun Club’. Pjesë e panelit ishte ish-banori i Big Brother, Anaid Kaloti, ish-konkurrenti i ‘Përputhen’, Atdheu, Xhoi Jakaj dhe Aulona Musta.

Duke diskutuar gjithçka që është përfolur në rrjet dhe faktin që Donaldi priste një shenjë nga Bora, moderatorja Dojna Mema ka dashur të sqarojë si qëndron puna e shenjës që Bora ka dashur të dërgojë në shtëpi dhe s’është lejuar nga produksioni.

“Atëherë, të sqarojmë diçka shumë të rëndësishme. Bora, duke qenë se punon në Top dhe njeh njerëz, ka dashur të fusë diçka ‘nën dorë’ në shtëpi. Kur është marrë vesh nga produksioni, nuk është lejuar. Më pas, i është propozuar ta japë këtë gjë në mënyrë të rregullt, siç është bërë për çdo banor, por ajo për të ruajtur privatësinë, nuk ka pranuar ta bëjë", -ka thënë Dojna.

Image
Donald Veshaj dhe Bora Zemani

Por kjo deklaratë është kundërshtuar nga Anaidi, i cili ka thënë se nuk është aspak dakord, sepse nëse do të duhej të veprohej sipas rregullave të Big Brother, atëherë as Donaldi nuk duhet të ishte lejuar të dërgonte diçka jashtë shtëpisë, siç bëri me varësen.

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Image
Bora Zemani me varësen e Donaldit
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat