Tayna me të tjera fotografi joshëse nga xhirimet e klipit të ri që lansohet pasnesër

Bota e Yjeve

Tayna me të tjera fotografi joshëse nga xhirimet e klipit të ri që lansohet pasnesër

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 23:16
Tayna

Ajo prej disa ditësh ka bërë paralajmërimin e këngës së re “OFG” që tashmë do të lansohet më 14 dhjetor (e martë).

Bëhet fjalë për reperen nga Prizreni, Tayna, e cila po vazhdon të sjellë të tjera imazhe nga xhirimet e videoklipit.

Në një postim të radhës, Doruntina Shala (emri i vërtetë) duket me plot stil ndërsa thekson tiparet trupore.

Image
Tayna

“Këto hip hop-in ku e mësuan? 14.12 ‘OFG’”, kanë qenë fjalët e 24-vjeçares.

Imazhet mblodhën mijëra pëlqime e njëherësh edhe komente nga më të ndryshmet.

Image
Tayna

“OFG” duket të jetë pjesë e albumit të ri të Taynës, nga i cili ditë më parë lëshoi një ‘intro’.

Image
Tayna

“Heroinat” titullohet kënga që e lansoi për 28 Nëntor, në 109 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat