Unaza e fejesës me gjemba, reperi i njohur: Megan Fox nuk duhet ta heqi kurrë

Bota e Yjeve

Unaza e fejesës me gjemba, reperi i njohur: Megan Fox nuk duhet ta heqi kurrë

Më: 19 janar 2022 Në ora: 19:36
Machine Gun Kelly, Megan Fox

Reperi Machine Gun Kelly ka folur së fundmi për fejesën e tij me aktoren Megan Fox.

Në një intervistë për “Vogue”, reperi zbuloi se unaza që ai i dhuroi Megan është me gjemba.

“Lloji i unazës në fakt është me gjemba.

Pra, nëse ajo përpiqet ta heqë, dhemb. Dashura është dhimbje”, u shpreh ai.

Gjithashtu, Machine Gun Kelly tregoi se unaza ka dy gura: smeraldi (guri i saj i lindjes) dhe diamanti (guri i tij i lindjes) i vendosur në dy breza magnetikë gjembash që bashkohen si dy gjysma të të njëjtit shpirt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat