Arnold Schwarzenegger përfshihet në një aksident me makina

Bota e Yjeve

Arnold Schwarzenegger përfshihet në një aksident me makina

Më: 22 janar 2022 Në ora: 12:11
Arnold Schwarzenegger

Arnold Schwarzenegger është bërë pjesë e një aksidenti automobilistik me shumë automjete, duke lënë një grua të plagosur.

Mediat e huaja konfirmojnë se gjendja e tij shëndetësore është e mirë, por meraku i vetëm është gruaja e plagosur, siç tregoi një burim për “People”.

Departamenti i policisë së Los Angeles konfirmoi se një aksident ka ndodhur në Sunset Blvd dhe Allenford Ave.

Siç u raportua fillimisht nga TMZ, makina e tij u rrotullua mbi automjetin tjetër përpara se të kthehej dhe të rrotullohej mbi një Porsche Cayenne.

Shoferja në timonin e makinës tjetër, e cila mësohet se është një grua e paidentifikuar, ka pësuar lëndime dhe është transportuar me ambulancë në spital.

Image
Aksidenti

“ABC 7” raportoi se askush nuk është arrestuar dhe alkooli nuk besohet të ketë qenë një faktor.

Aksidenti i raportuar vjen pasi divorci i Schwarzenegger nga Maria Shriver u finalizua të martën, 10 vjet pasi ata u ndanë.

Të dy u divorcuan në Gjykatën e Lartë të Los Angeles, përmes dokumenteve gjyqësore.

TMZ ka raportuar se Arnold Schwarzenegger dhe Maria Shiver mund kenë ndarë në mes një pasuri prej plot 400 milionë dollarësh.

Marrëdhënia e tyre nisi të tatëpjetën kur u zbulua se Arnold Schwarzenegger, 74 vjeç, kishte një fëmijë me kujdestaren e dikurshme të familjes, Mildred Baena.

Aktori e fshehu për vite me radhë sekretin që ishte baba i Joseph, djalit të Mildred, e cila pretendonte se i ati i djalit ishte ish-bashkëshorti i saj.

Mirëpo ngjashmëria e Joseph me Schwarzenegger bënë që Maria të vinte në dyshim e të pyeste Mildred për atësinë e djalit.

“Është një situatë shumë e vështirë për djalin dhe është një situatë shumë e vështirë për fëmijët e mi,” tha Arnold për Howard Stern në vitin 2015.

“Situatë shumë e vështirë për familjen time. Ishte e vështirë për të gjithë. Por tashmë ka ndodhur dhe na duhet ta kalojmë, apo jo?”

Aktori i “Tarminator” ka katër fëmijë me tashmë ish-gruan: Katherine, 32 vjeçe, Christina, 30, Patrick 28, dhe Christopher, 24 vjeç.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat