Dua Lipa shfaqet plot stil dhe shik në stuhinë dimërore të New Yorkut

Bota e Yjeve

Dua Lipa shfaqet plot stil dhe shik në stuhinë dimërore të New Yorkut

Më: 30 janar 2022 Në ora: 00:31
Dua Lipa

Dua Lipa u mbështjellë dhe qëndroi e ngrohtë me një pallto elegante me përmasa të mëdha të premten teksa doli për të bërë pazar në New York, ku po binte borë.

Këngëtarja 26 vjeçe, e mbajti qetësinë në një pallto të madhe, të cilën e kishte veshur sipër një bluze të kaltër dhe një palë getave të zezave.

Dua u pa e buzëqeshur teksa përballonte kushtet e dimrit duke mbajtur një qese letre dhe duke u nisur drejt një automjeti të zi, shkruan DailyMail.

Image
Dua Lipa

Artistja me origjinë shqiptare e kompletoi veshjen e saj me pantallona të rehatshme dhe syze dielli shumë të mëdha me ngjyrë të errët.

Këngëtarja, e cila do të nisë së shpejti turneun e saj të koncerteve “Future Nostalgia”, i mbante gjërat e saj thelbësore në një çantë dore të zezë dhe i lidhi flokët e saj brune në një bisht të gjatë.

Image
Dua Lipa

Dua, e cila dukej se ishte pa makijazh, tregoi dukjen e saj natyrale të përsosur.

Interpretuesja e hitit “Hotter Than Hell” për aksesorë zgjodhi disa vathë në formë të rrathëve, teksa kishte realizuar një manikyr interesant në thonjtë e saj.

Image
Dua Lipa

Kjo paraqitje e saj vjen vetëm pak kohë pasi ajo lavdëroi rrethin e saj ‘të ngushtë’ të familjes dhe miqve në një intervistë të fundit për Wall Street Journal Magazine.

Dua tha se pavarësisht statusit të saj prej super ylli, ajo ndihet ‘rehatuar’ që ‘askush nuk e di vërtet se çfarë ndodh prapa dyerve të mbyllura’ dhe ‘jo gjithçka është atje’, vetëm pak kohë pasi u raportua se ajo po ndahej nga i dashuri prej dy vitesh, Anwar Hadid.

Ajo gjithashtu zbuloi se pavarësisht se kaloi pjesën më të madhe të jetës së saj në Mbretërinë e Bashkuar, trashëgimia e saj në Kosovë është “një pjesë e madhe e asaj që ajo është”.

Image
Dua Lipa

Duke folur për revistën ajo tha: “Diçka që e kam kuptuar me kalimin e kohës është se sa pak njerëzit e dinë në të vërtetë. Unë kam bërë paqe me faktin se njerëzit mund të mendojnë atë që duan të mendojnë, por askush nuk e di me të vërtetë, me të vërtetë se çfarë po ndodh pas dyerve të mbyllura”.

“Rrethi im është me të vërtetë i ngushtë, familja ime dhe miqtë e mi më mbajnë kaq të vendosur, dhe kjo më jep një lloj rehatie që jo gjithçka është atje jashtë që do të largonte nga jeta dhe privatësia jote”, theksoi artistja nga Kosova.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat