Billie Eilish ndalon koncertin në Atlanta për t’i ofruar ndihmën mjekësore një vajze në publik

Bota e Yjeve

Billie Eilish ndalon koncertin në Atlanta për t’i ofruar ndihmën mjekësore një vajze në publik

Më: 7 shkurt 2022 Në ora: 12:57
Billie Eilish

Billie Eilish pati një moment gjatë koncertit të saj në Atlanta të shtunën mbrëma (5 shtator) që është bërë virale në rrjetet sociale.

Fituesja e Grammy-t po performonte në State Farm Arena në turneun e saj botëror, kur ndaloi koncertin e saj për të ndihmuar një fanse në turmë.

“A keni nevojë për një inhalator?” pyeti fillimisht Eilish shihet një vajzë që po qëndronte në publik.

Pasi vuri re fansen e shqetësuar, Eilish ndaloi shfaqjen e saj dhe drejtoi stafin mjekësor që t’i jepte ndihmë dhe më pas u kërkoi të pranishmëve të tjerë të tërhiqeshin dhe ta linin personin në fjalë ta merrte veten.

Momenti u kap nga kamerat e shumta dhe u postua në rrjetet sociale, shkruan DailyMail.

Image
Billie Eilish

Në disa video shihet Eilish duke iu drejtuar sigurimit dhe u kërkon atyre të gjejnë një inhalator.

Kalojnë disa çaste ndërsa personeli kontrollon vajzën. Ndërkohë, sa i përket vajzës, ajo u duk se ishte mirë dhe qëndroi në publik.

“Pres që njerëzit të jenë mirë përpara se të vazhdoj”, u tha këngëtarja fansave që kishin ardhur ta shihnin nga afër.

Komenti i këngëtares bëri që publiku të fillonte të brohoriste me zë të lartë dhe ajo më pas vazhdoi koncertin e saj.

Kujtojmë që një ngjarje e përafërt ndodhi muaj më parë në koncertin e reperit, Travis Scott, 30 vjeç, në festivalin Astroworld, i cili u mbajt më 5 nëntor të vitit të kaluar.

Gjatë performancës së Scott, dhjetë persona humbën jetën dhe shumë të tjerë u lënduan. Ndaj reperit u ngritën disa padi për rolin e tij në ngjarjet tragjike të festivalit.

Scott gjithashtu pati disa sponsorë që iu largun ose u hoqën plotësisht, dhe ai u hoq nga performancat në ngjarje të ndryshme, duke përfshirë festivalin Coachella 2022.

Një peticion për ta kthyer atë në skenë fillimisht fitoi mbi 70,000 nënshkrime, megjithëse përfundimisht ai u largua nga performancat.

Performanca e reperit në Coachella u zëvendësua pikërisht nga Eilish.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat