Agjenti i modës që trafikoi njëmijë gra, përfshirë këtu edhe Virginia Roberts, kryen vetëvrasje në qelinë e burgut

Bota e Yjeve

Agjenti i modës që trafikoi njëmijë gra, përfshirë këtu edhe Virginia Roberts, kryen vetëvrasje në qelinë e burgut

Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 16:49
 Jean-Luc Brunel

 Jean-Luc Brunel, agjenti i njohur i modës u gjend i vrarë gjatë ditës së sotme në qelinë e burgut rreth orës 01:00 të mëngjesit.

Ai u arrestua gjatë vitit që lamë pas në aeroportin “Charles Gaulle” në Dhjetor të vitit 2020, teksa ilegalisht po përpiqej të ikte për ne Senegal.

Image

 

Ai ishte në kërkim nga autoritet përkatëse pasi dyshohej se bënte pjesë në grupin më të madh trafikant seksual të vajzave të mitura.

Jean, dyshohej se kishte blerë më shumë se 1000 gra të cilat i shfrytëzonte për përfitime seksuale dhe më pas i trafikonte ato.

Vdekja e tij vjen disa ditë pasi Princi Andrew ra dakord që ta pranonte padinë e Virginia Roberts, e cila e akuzonte këtë të fundit për abuzim seksual.

Prokurorët në Paris e konfirmuan vdekjen e tij gjatë mëngjesit të sotëm dhe nuk dihet nëse ai e ndante qelinë me të tjerë apo ka rregjistrime filmike.

Image

 

“Një patrullë nate gjeti trupin e tij të pajetë rreth orës 1 të mëngjesit”, tha një burim hetimor. “Një hetim gjyqësor është nisur dhe provat e hershme tregojnë për vetëvrasje.”

Pothuajse të gjitha akuzat e ngritura nda të ndjerit vinin nga gratë që i përkisnin moshës 17-vjeçare të cilat ishin shfrytëzuar si “skllave seksi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat