Vetëm bizhuteritë e Arbana Osmanit në finalen e Big Brother VIP, kushtuan sa dyfishi i çmimit të fituesit

Bota e Yjeve

Vetëm bizhuteritë e Arbana Osmanit në finalen e Big Brother VIP, kushtuan sa dyfishi i çmimit të fituesit

Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 23:34
Arbana Osmani

Të premten ka përfunduar spektakli i shumë shikuar nga shqiptarët, Big Brother VIP.

Aventura 136 ditëve e banorëve finalistë përfundoi me shpalljen e fituesit, i cili rezultoi të ishte balerini Ilir Shaqiri.

Spektakli maratonik është prezantuar nga moderatorja ikonike e këtij formati në Shqipëri, Arbana Osmani, e cila si gjithmonë shkëlqeu me dukjen e saj.

Fillimisht, ajo kishte veshur një kostum të kuq të kombinuar me disa bizhuteri smeraldi – një në qafë dhe një unazë tjetër në dorë.

Vetëm stolistë në fjalë kushtuan sa dyfishi i çmimit për fituesin kryesor, i cili sivjet ishte përcaktuar të ishte 100 mijë euro.

Kjo pasi varësja e moderatores nga gjiganti i bizhuterive “Roberto Coin” kushton plot 200 mijë euro, ndërkohë unaza e “Crivelli” ka një çmim prej 16 mijë eurosh.

Në paraqitjen e saj të dytë, Osmani u shfaq e veshur me një fustan të gjatë të kuq me mëngë të gjata të markës “Stella Maccartney”, i cili kushton rreth 2495 dollarë (2203 euro).

Ka qenë një mbrëmje vërtet emocionuese për Arbanën, e cila që në hapje të mbrëmjes finale deklaroi se është në pritje të fëmijës së saj të tretë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat