Çmenduri, guxim apo thjesht vulgaritet: Blogerja e famshme bëhet virale për shkak të veshjes

Bota e Yjeve

Çmenduri, guxim apo thjesht vulgaritet: Blogerja e famshme bëhet virale për shkak të veshjes

Më: 12 mars 2022 Në ora: 09:29
Leonie Hanne

Një nga blogeret e modës më të famshme dhe më me ndikim – Leonie Hanne, nuk mungon në eventet e modës në mbarë botën, ndaj së fundmi ka vizituar Javën e Modës në Paris

Biondja bukuroshe, e cila përndryshe cilësohet si e veshur me shumë shije dhe një femër me stil, këtë herë është shfaqur me një fustan që më shumë zbulon se sa mbulon!

Është fustani i saj, tashmë viral, i kuq, i bërë nga një lloj pvc-je, me të çara dhe hapje nga të gjitha anët.

Image
Leonie Hanne

Krahas të çarave “shkëlqyese”, ajo që tërhoqi veçanërisht vëmendjen e të gjithë të pranishmëve, e më pas edhe mediave dhe ndjekësve të saj në Instagram, ishte fakti se fustani nuk mbulonte tërë vithet e saj, ndaj ajo vazhdoi të bënte sikur para fotografëve të mos humbte pjesën e përparme, ndërsa ‘ruante’ pjesën e pasme të trupit.

Publiku është i ndarë për këtë veshje të përzgjedhur. Disa e konsiderojnë seksi, ndërsa të tjerë mendojnë se është e tepruar, pa shije dhe provokuese në një mënyrë shumë vulgare.

Image
Leonie Hanne

Kjo veshje ekstravagante e zhveshi padyshim Hannen – kështu që nganjëherë mund të shiheshin edhe pjesët, thuajse intime të trupit.

Guxim, çmenduri apo avangardë?

Çfarë mendoni për stilin e kësaj blogereje të njohur?

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Leonie Hanne (@leoniehanne)

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat