Kim Kardashian surprizoi me monologun e saj në “SNL”, ja disa nga batutat që nuk iu transmetuan

Bota e Yjeve

Kim Kardashian surprizoi me monologun e saj në “SNL”, ja disa nga batutat që nuk iu transmetuan

Më: 21 prill 2022 Në ora: 21:56
Kim Kardashian

Ylli “The Kardashians”, Kim Kardashian i suprizoi të gjithë me monologun e saj që mbajti në emisonin e humorit “Saturday Night Live”, ku ironizoi shumë çështje nga jeta e saj.

Kardashian, gjatë monologut të saj, përmendi edhe arsyen e famës së saj, i cili është burimi fillestar i të gjithë karrierës, kaseta e seksit e cila u bë kudo virale.

Ylli televiziv foli dhe për nënën e saj, Kris Jenner e cila njihet si një ndër menaxheret më të pamëshirshme dhe që e përfaqëson e promovon denjësisht familjen e saj. Por jo të gjitha batutat u thanë në monolgun e saj u transmetuan pasi disa prej tyre u hoqën.

Batuta për videon e saj seksuale

Një shaka që nuk u transmetua ishte për kasetën e saj seksuale.

“Është shumë e mrekullueshme të jesh këtu duke pritur ‘Saturday Night Live’. E di, jam e habitur kur e shoh veten këtu. Kur ata më pyetën, unë u thashë: ‘Doni që unë të presë? Pse? Unë nuk kam pasur një premierë filmi për një kohë vërtet të gjatë. Në fakt, më ka dalë vetëm ai film dhe askush nuk më ka thënë që ishte premierë. Duhet t’i ketë shkuar në mendje mamasë sime, “thuhej në shaka.

Batuta për veshjet e saj

“E di që kam privilegj, por sërish jam duke vuajtur. Ashtu si shumica e gjërave që vesh, është vërtet e vështirë të bësh nevoja personale. Është një sprovë e tërë. Le ta themi kështu, nëse R. Kelly vishej si unë, ai mund të ketë qëndruar jashtë telasheve”, tha Kim, duke iu referuar akuzave ndaj artistit.

Batuta për tradhtinë e Tristan Thompson

Ish-i i Khloe-s, Tristan Thompson u kursye nga poshtërimi i kësaj shakaje.

“Oh Khloé, ti ke zemrën më të madhe. Ka vend për Tristanin dhe të gjitha pjesët e tij anësore”, ka shkruar Kim në shakanë e prerë.

Batuta për Kris Jenner

Dhe së fundi, pati një shaka për Kris Jenner që mendonte se ishte një nga motrat Kardashian/Jenner.

“Kris, ti nuk je një nga motrat e mia. Nuk është shaka – thjesht mendova se duhet të ta kujtoja,” tha Kim në shakanë e prerë.

Image
Kim Kardashian
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat