Rrugëve të New York-ut me pica në duar/ Kështu e festoi Selena Gomez debutimin e shkëlqyer në “Saturday Night Live”

Bota e Yjeve

Rrugëve të New York-ut me pica në duar/ Kështu e festoi Selena Gomez debutimin e shkëlqyer në “Saturday Night Live”

Më: 15 maj 2022 Në ora: 16:14
Selena Gomez

E ftuara e fundit e ‘Saturday Night Live’ (SNL) ishte Selena Gomez, e cila dha një shfaqje të shkëlqyer.

Mirëpo siç e do tradita pas një debutimi të mirë duhet festuar. Kur të gjithë mendojnë të festojnë me alkool, muzikë, këngëtarja ka zgjedhur një mënyrë tjetër. Ajo është fotografuar rrugëve të New York-ut me pica në duar. Bëhet me dije gjithashtu që krijuesja e “Rare Beauty” nuk ka qenë vetëm. Ish-ylli i Disney-t është shoqëruar nga miqtë e saj të njohur.

Ju kujtojmë që gjatë monologut të saj Gomez u shpreh ndër të tjera se e ka parë SNL çdo të shtunë me nënën e saj. Ajo tregoi në monologun e saj se filloi të aktrojë kur ishte 7 vjeç dhe ka punuar me disa emra të mëdhenj duke përfshirë Barney, Steve Martin dhe Martin Short. Ajo u tall se kur mori pjesë në “Only murders in the building” iu desh të kërkonte në Google për dy aktorët për të zbuluar se cilët ishin ata. Ajo tha se të dy legjendat e SNL-së i dhanë këshilla për paraqitjen e mbrëmshme, ashtu si edhe shoqja e saj Miley Cyrus.

“Kur isha e vogël e shihja gjithmonë me mamanë time SNL. Ky është një moment i madh për mua. Unë fillova aktrimin kur isha 7 vjeç dhe jam shumë me fat që kam punuar me disa ikona të Hollyëood si Steve Martin, Martin Short dhe Barney. Ky ishte shoë im i parë dhe tani jam në një shoë me emër “Only murders in the building”. Jam e nderuar që kam punuar me Steve Martin dhe Martin Short, sidomos pasi i kërkova në Google për të gjetur se kush janë. Më kujtohet se i thashë mikeshës sime që mora pjesë në një kast me emrin “Only murders” dhe ajo tha : ‘Tingëllon seksi. Ndonjë ylli hot që do luajë krah teje?’ Është fantastike të jesh krah legjendave të SNL. Dhe kur mësova se do merrja pjesë u kërkova këshilla. Steve tha mos t’i besoja askujt dhe Martin tha se Steve Martin ka përdorur kartën e tij të kreditit. Gjithashtu pyeta edhe një nga mikeshat e mia të vjetra, Miley Cyrus dhe ajo tha: “Thjesht ju vetvetja dhe kalo bukur!” Dhe unë i thashë: “Miley, mos është ky një justifikim që unë të flas për ty në shoë?” dhe ajo tha: “Po, unë jam Miley Cyrus”.- tha në monologun e saj këngëtarja kanadeze.

Image
Selena Gomez
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat