Arta Elezaj shfaqet joshëse nga pushimet në bregdet, poston imazhe të reja provokues

Bota e Yjeve

Arta Elezaj shfaqet joshëse nga pushimet në bregdet, poston imazhe të reja provokues

Më: 15 maj 2022 Në ora: 19:09
Arta Elezaj

Arta Elezaj ka nisur pushimet në bregdet dhe nga atje nuk mungojnë pozat provokuese.

E njohur më së miri për linjat e saj joshëse të trupit, modelja nga Klina ka vënë në pah edhe një herë fizikun e saj të përkryer.

Përmes llogarisë së saj në Instagram, Arta ka postuar disa imazhe në të cilat shfaqet e veshur vetëm në bikini me ngjyrë të gjelbër.

Bukuroshja dukej në formë të mrekullueshme pa makijazh ndërsa përshtati pamjen edhe aksesor ari dhe vathë me ngjyrë të ngjashme si bikinit.

Të shumta kanë qenë edhe komentet që modelja atraktive pranoi nga ana e fansave dhe miqve të saj sipër fotografive, të cilat ishin kryesisht pozitive.

Ndërkohë, modelja që njihet për jetën luksoze të cilën nuk heziton ta tregoi edhe përmes rrjeteve sociale ka kohë që nuk ka ardhur me një projekt televiziv.

Arta përndryshe u bë e njohur edhe me paraqitjen e saj vite më parë në seriale vendor “O sa mirë”.

Image
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat