Edhe Agnesa Vuthaj merr pjesë në Festivalin e Kanës, bukuroshja rrëmben vëmendjen me paraqitjen e saj

Bota e Yjeve

Edhe Agnesa Vuthaj merr pjesë në Festivalin e Kanës, bukuroshja rrëmben vëmendjen me paraqitjen e saj

Më: 30 maj 2022 Në ora: 13:03
Agnesa Vuthaj

Bukuroshja Agnesa Vuthaj edhe këtë vit ka marrë pjesë në Festivalin e Kanës, një prej eventeve më të rëndësishëm që mbledh yjet botërorë pikërisht në jug të Francës.

Agensa ka qenë prezente në këtë event ku ka shkrepur edhe disa foto mjaft interesante. Këto foto bukuroshja kosovare i ka postuar edhe në rrjetet sociale ku ka shkruar: “Ne nuk kemi nevojë për modën për të mbijetuar, ne thjesht e dëshirojmë atë kaq shumë”.

Për këtë dalje të veçantë Agnesa zgjodhi një palë pantallona të zeza me bel të lartë dhe të gjera në fund. Pantallonat i shoqëroi me një crop-top me krah të gjatë stil këmishe ngjyrë të bardhë te jakat dhe të zezë në pjesën tjetër.

Image
Agnesa Vuthaj

Bukuroshja e shoqëroi veshjen me një çantë të vogël të zezë, një orë dhe vathë minimalist. Po ashtu minimalist ishte edhe makeup i saj teksa flokët i kishte bërë topuz.

Image
Agnesa Vuthaj

Bukuroshja përherë është aktive në rrjete sociale, duke ndarë kështu informacione rreth jetës dhe karrierës profesionale.

Image
Agnesa Vuthaj

Ajo tashmë ka arritur të ngrejë biznesin e saj, duke prodhuar koleksione veshjesh të ndryshme. Përsa i përket jetës private, Agnesa është shumë e rezervuar dhe mundohet ta mbajë atë sa më larg syrit të publikut. 36-vjeçarja u përfol në media se po shijonte një romancë me biznesmenin indian 23 vite më të madh, Chetaan Sandesara, i cili në atë kohë kërkohej nga policia për mashtrim. Megjithatë, supermodelja i mohoi të gjitha thashethemet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat