“Tradhtojeni të dashurin”/ Ina Kollçaku shpjegon deklaratën e famshme

Bota e Yjeve

“Tradhtojeni të dashurin”/ Ina Kollçaku shpjegon deklaratën e famshme

Më: 30 maj 2022 Në ora: 13:06
Ina Kollçaku

Para dy ditësh Ina Kollçaku postoi një video në rrjetin e saj Tik Tok  duke iu bërë thirrje të gjitha vajzave që të tradhtojnë të dashurin:

”Vajza, një rikujtesë miqësore… mos e lini të dashurin tuaj t’ju ndalojë së gjeturi dashurinë e vërtetë të jetës suaj”.

Reagimet ndaj kësaj videoje qenë të shumta dhe sqarimin e bëri vetë Ina nëpërmjet një lidhje në Skype për “ABC e Mëngjesit” duke treguar se si qëndron e vërteta e këtij mesazhi.

Image
Ina Kollçaku

Ajo theksoi se kjo video mund të këtë qenë si një tendencë për të prekur situatën e vajzës nga Librazhdi që u kap duke tradhëtuar të fejuarin dhe më pas u dhunua nga të dy prindërit e tij.

Image
Ina Kollçaku

“Unë bëra një video në ‘Tik Tok’ që e kanë bërë shumë vajza me një voice. Gjatë kësaj kohe ishte duke u dhënë shfaqja ime në Teatrin ‘Aleksandër Moisiu’ dhe e përdora këtë video për të ngacmuar, në ato momente madje isha e veshur me veshjen e rolit.

Image
Ina Kollçaku

Ajo që kam thënë për vajzat është që të ndahen dhe mos të qendrojnë në një lidhje të palumtur. Nuk kishte asgjë më shumë se kaq.

Mund të ketë qenë edhe tendencë video që po qarkullonte sepse ishte shumë shokuese. Unë jam duke bërë një master të dytë dhe një pedagoge tha që ishte shumë tronditëse. Edhe unë reagova ndër të parët personazhe që reaguan. Disa persona nuk kanë hapur fare lajmin kanë lexuar vetëm titullin dhe e kanë marrë ashtu”, tha ndër të tjera ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat