U përfol se ishte në një lidhje me Vlahoviç, modelja italiane kapet mat me futbollistin e Çelsit

Bota e Yjeve

U përfol se ishte në një lidhje me Vlahoviç, modelja italiane kapet mat me futbollistin e Çelsit

Më: 18 qershor 2022 Në ora: 22:56
Karolina

Që pas mbërritjes së tij te Juventusi, Dushan Vlahoviçit iu faturua se ishte në një lidhje dashurie sekrete me ish-misin Karolina Stramare, e cila në vendlindjen e saj njihet se “Megan Foksi” italiane.

Por në intervistën e fundit sulmuesi bardhezi nënvizoi se kohën e lirë e kalon duke parë ndeshje të mëdha, nga ato që kanë bërë historinë dhe kampionët nga të cilët mëson. Dhe ndoshta mirë e bën, por ajo që duket se e shijon më shumë verën dhe mbase as që e ka mendjen te Dushan Vlahoviçi është Karolina, e cila së fundmi po bën qejf në Ibiza.

Dhe ai që “paguan” është Markos Alonso, mbrojtësi i Çelsit, që mendohet se mund të kalojë te Barcelona.

Lojtari i kombëtares së Spanjës është fotografuar në jahtin e tij ku edhe pse në shoqërinë edhe të mikeshave të tjera, vëmendjen e thithte e gjitha Karolina Stramare me fizikun e saj marramendës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat