Bebe Rexha duket atraktive dhe elegante në imazhet e reja

Bota e Yjeve

Bebe Rexha duket atraktive dhe elegante në imazhet e reja

Më: 20 qershor 2022 Në ora: 09:18
Bebe Rexha

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka bërë një tjetër paraqitje atraktive në rrjetet sociale.

Artistja e cila numëron mbi 10 milionë ndjekës në Instagram, së fundmi ka postuar disa imazhe duke përshkruar se si ka kaluar një javë në përditshmërinë e saj.

Ylli i muzikës ndau me fansa imazhe ku shihet me veshje të ndryshme, por ajo që mori vëmendje ishte dukja e saj me një fusta të zi dhe elegant.

Krijuesja e shumë hiteve dukej në formë të mrekullueshme në fustan pa mëngë dhe me një prerje të veçantë të pjesa e këngëve.

Pamja e saj u kompletua me aksesor ari, taka të larta ndërsa flokët e gjata bionde i la të lira mbi supe.

“Java e kaluar”, ka shkruar Bebe në përshkrimin e fotove, në të cilat nuk munguan komentet e shumta të admiruesve të saj.

Ndërkohë, në kolazhin e postimit nuk munguan as disa fotografi ku Bebe shihet në studio muzikore me ekipin  e saj, duke lënë të kuptohet se ka nisur punën për këngë të reja.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)

“Better Mistakes” mban titullin albumi i fundi i këngëtares që u lansua në maj të vitit të kaluar.

Image
Bebe Rexha
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat