Bora Zemani vjen me imazhe të reja atraktive dhe pa makijazh nga pushimet në Turqi

Bota e Yjeve

Bora Zemani vjen me imazhe të reja atraktive dhe pa makijazh nga pushimet në Turqi

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 16:54
Bora Zemani

Disa prej figurave të njohura televizive kanë nisur pushimet verore dhe në mesin e tyre edhe moderatorja e njohur shqiptare, Bora Zemani.

Prezantuesja prej ditësh po qëndron në Turqi dhe ka postuar imazhe nga më të ndryshme atje ku nuk kanë munguar as ato në bikini.

Në një paraqitje të radhës, Bora shihet pa makijazh e veshur me rroba banjë me ngjyrë të bardhë.

Image

Bukuroshja e ekraneve shqiptare dukej në formë të mirë dhe tejet atraktive përkundër pamjes së thjeshtë teksa shijonte një zhytje në ujë.

Nuk kanë munguar as komentet dhe pëlqimet e shumta nga ana e fansave dhe miqve të moderatores.

Image

Ndërkohë, kujtojmë që Bora muajve të fundit ka qenë një prej emrave më të komentuar në media rozë për shkak të romancës me aktorin Donald Veshaj.

Dyshja tashmë thuhet se janë ribashkuar pasi janë parë së bashku në disa dalje, ndonëse asnjëra palë nuk e kanë konfirmuar një gjë të tillë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat