Vajza e Eli Farës “nuk ka mëshirë”/ Bukuroshja seksi shfaqet pothuajse topless mes shkëmbinjëve

Bota e Yjeve

Vajza e Eli Farës “nuk ka mëshirë”/ Bukuroshja seksi shfaqet pothuajse topless mes shkëmbinjëve

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 13:02
Marina Fara

Ndonëse nuk është artiste, ajo është e famshme jo vetëm në rrjetet sociale, por edhe në media.

Po flasim për Marina Farën, vajzën e këngëtares Eli Fara. Marina ka qenë shpeshherë kryeqendra e opinionit publik, për jetën e saj luksoze aq sa për fotot e saj “hot”.

Bukuroshja prej kohësh tashmë ka nisur pushimet, dhe pozat e saj të nxehta buzë detit nuk kanë munguar. Nëse do të hidhni një sy në profilin e Marinës në rrjetet sociale, ai është i mbushur me foto joshëse, ku vë në pah format e saj perfekte trupore. E ato që bien më në sy janë të pasmet bombastike, që Fara nuk privohet aspak t’i reklamojë kurdoherë. Këto rezultate ne trupin e saj forma-forma vinë si rezultat i palestrës, ku Marina ushtrohet prej kohesh.

Image
Marina Fara

Edhe së fundmi, bukuroshja seksi ka pozuar siç vetëm ajo di. Me një palë bikini minimalistë të zinj, Marina “reklamon’ hiret në mes të shkëmbinjëve.

Image
Marina Fara

Ju kujtojmë që disa kohë më parë, “Panorama Plus” zbuloi se ajo ishte ndarë nga i fejuari, me të cilin kishte një lidhje prej gati 3 vitesh.
Që nga nisja e marrëdhënies së tyre, kjo ishte ndarja e saj e dytë. Vetëm pak muaj më parë, modelja dhe partneri u ribashkuan, duke e tentuar edhe njëherë rindërtimin e asaj çfarë kishin së bashku.

Image
Marina Fara

Por, duket se ky ribashkim vinte pas një tjetër historie që Marina kishte pasur, duke e “vështirësuar” raportin e tyre. Kjo marrëdhënie e shkurtër, të cilën vetë Marina e kishte bërë publike, por duke mos ia zbuluar imazhin në rrjetet sociale, ka sjellë fundin e fejesës gati 3-vjeçare. Pas krizës me të fejuarin, vajza e këngëtares u hodh në krah të një tjetër mashkulli, që u duk si një marrëdhënie e konsoliduar, për sa kohë edhe postoi foto e përqafuar me mashkullin misterioz.

Bukuroshja postoi dy foto me një djalë, të cilit i ka mbuluar fytyrën me një zemër. “Rreth natës së kaluar”, shkruante Marina në krah të fotos me djalin që e mbante përqafuar. Në atë kohë, ajo kishte fshirë nga profili në “Instagram” fotot e saj me 40-vjeçarin, por fill pak këtij flirti, ajo u rikthye tek i fejuari edhe për një mundësi të dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat