Marrëdhënia e Kim Kardashianit drejt shembjes – i dashuri i saj fotografohet me një femër tjetër

Bota e Yjeve

Marrëdhënia e Kim Kardashianit drejt shembjes – i dashuri i saj fotografohet me një femër tjetër

Më: 25 korrik 2022 Në ora: 20:19
Kim Kardashian dhe Pete Davidson

I dashuri i Kim Kardashianit, Pete Davidson, është parë duke përqafuar një grua misterioze në xhirimet në Australi.

E gjithë kjo vjen pasi disa fansa besojnë se ylli Kim Kardashian po kthehet me Kanye Westin, shkruan tabloidi britanik The Sun.

Ylli i emisionit “Saturday Night Live”, Pete, u fotografua në xhirimet e filmit të tij të ri “Wizards” në çaste të afërta me një grua të panjohur.

Image
Pete Davidson

Pete – i cili kishte veshur një këmishë të verdhë së bashku me një kapele me top jeshil të kthyer prapa – ishte i gjithi buzëqeshur ndërsa e mbante personin afër.

28-vjeçari u pa më vonë duke pirë duhan në xhirime dhe gjithashtu duke mbajtur një shportë blerjesh.

Filmi “Wizards” do të trajtojë temën e dy operatorë të bareve në plazh (role të luajtura luajtur nga Pete dhe Franz Rogowski) të cilët e gjejnë veten në shumë telashe kur gjejnë para të vjedhura.

Image
Pete Davidson

Orlando Bloom dhe Naomi Scott do të përfshihen gjithashtu në kastin e filmit.

Ndërsa Pete ka qenë i zënë në Australi, disa fansa besojnë se e dashura e tij Kim, 41 vjeçe, mund të jetë duke u kthyer tek ish-burri i saj, Kanye.

Kohët e fundit, ylli i serialit “Keeping Up With the Kardashians” publikoi një fotografi të veprave artistike të krijuara nga James Turrell – i cili ndodh të jetë dikush që Kanye, 45 vjeç, është një fans i madh.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat