Pas kritikave, Arjola Demiri publikon foto me bikini për “t’u mbyllur gojën” fansave!

Bota e Yjeve

Pas kritikave, Arjola Demiri publikon foto me bikini për “t’u mbyllur gojën” fansave!

Më: 6 gusht 2022 Në ora: 12:33
Arjola Demiri

Që pas daljes nga Big Brother, Arjola Demiri është shndërruar ndër personazhit më të ndjekur në rrjetet sociale.

Por si gjithmonë, në botën virtuale, ka edhe nga ata që nuk i kursejnë kritikat. Të shumtë kanë qenë ata që e kanë akuzuar se përdor shumë filtra dhe photoshop në pozat e saj.

Por teksa këto akuza janë përsëritur disa herë, aktorja më në fund ka reaguar, duke u shprehur se ndjehet mirë me trupin e saj, me gjithë strijat dhe celulitin.

E si për ta konfirmuar këtë, Arjola ka publikuar një foto me bikini, ku duket trupi i saj i pa edituar.

Image
Arjola Demiri

“Nuk kam nevojë për filtra as për fotoshop për t’u fshehur nga ju. Unë e dua veten me të gjithë inperfeksion in tim perfekt, mos harroni 3 fëmijë njerëz nuk mi kanë dhuruar i kam lindur, unë do kem strija, celulit dhe kjo as ma heq as ma shton bukurinë.

Mjaft komentuat mbi fotot e mia sikur kam zbukuruar një zombie me efekte. Kam zbukuruar thjesht ngjyrat e fotos. Na keni lodhur me këtë gjyqin e komenteve si me qenë profesionistë të editimit të fotove… filloni punoni diku më mirë”, ka shkruar Arjola, krah fotos që nuk i ka prekur trupin, ama për fytyrën duket qartazi që ka përdorur “Face App”.

Image
Arjola Demiri
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat