Pas publikimit të fotos së fundit, Rozana Radi përballet me të papriturën

Bota e Yjeve

Pas publikimit të fotos së fundit, Rozana Radi përballet me të papriturën

Më: 10 gusht 2022 Në ora: 10:05
Rozana Radi

Pas publikimit të një fotoje pa filtra, Rozana Radi është përballur me një situatë jo fort të këndshme me ndjekëset e saj.

Përmes disa videove në “Instastory” ku shprehet tepër e revoltuar duke theksuar se lumi i komenteve paragjykuese dhe negative për gratë vijnë më së shumti nga vetë gratë.

Ajo u kërkon ndjekëseve të saj të ndalojnë paragjykimet për vajzat e shoubizit shqiptar, të cilat kanë realizuar operacione plastike.

“Nëse dua të bëj diçka në fytyrë nuk pyes asnjë. Unë kam qenë nga të parat që kam bërë ndërhyrje në trup dhe e kam thënë. Për ato gratë që komentojnë ndaj vajzave të showbizit dhe jo vetëm ‘Si jeni fryrë ashtu , pse zhvisheni’. Lëreni vajzat të bëjnë ça të duan se kanë jetën e tyre. Çfarë ju intereson juve se çfarë bëjnë. Ato kanë familjet e veta që kujdesen për to. Duan të vishen, duan të rregullohen, duan të mbahen. Na keni çmendur, sa më shumë ju respektojmë aq më keq është. E keqja grave u vjen nga vetë gratë.Nuk dua që asnjë vajzë apo grua të shahet në statusin tim. Më gjeni një njeri pa gabime dhe le të vijë të më gjykojë”, ka thënë Rozana.

Dhe ka shumë të drejtë.

Image
Komentet
Image
Komentet
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat