Dua Lipa shfaqet më provokuese se kurrë në fotot e saj të fundit teksa shijon disa ditë relaksi pas turneut të ‘Future Nostalgia’

Bota e Yjeve

Dua Lipa shfaqet më provokuese se kurrë në fotot e saj të fundit teksa shijon disa ditë relaksi pas turneut të ‘Future Nostalgia’

Më: 13 gusht 2022 Në ora: 23:16
Dua Lipa

Ajo po bën pak pushim nga turneu i saj Future Nostalgia përpara se të niset për në Amerikën e Jugut në shtator.

Dua Lipa  duket sikur po shijon çdo sekondë të pushimit të saj, ndërsa mori rreze dielli gjatë pushimeve në një sërë fotosh që i publikoi në Instagram të shtunën (13 gusht).

26 vjeçarja, dukej mahnitëse teksa shfaqte format e saj perfekte dhe të tonifikuara e veshur me një palë bikini ngjyrë portokalli.

Ajo i stiloi bikinit me një fund xhins të shkurtër dhe një kapele bejsbolli të kthyer mbrapsht. Veshjes i shtoi një këmishë bojëqielli me vija të bardha dhe një palë syze portokalli.

Në imazhet e tjera, Dua ka veshur edhe një palë bikini blu dhe portokalli me pika, teksa rrinte në diell buzë detit, duke fshehur fytyrën pas dorës.

Krijuesja e hiteve i bashkangjiti gjithashtu dhe disa imazhe ku shfaqej e veshur me një komplet bardh e zi, të përbërë nga një crop-top dhe fund që nxirrte në pah këmbët e saj të gjata.

Duke mbishkrimin e fotove të mrekullueshme dhe të relaksuara, ajo thjesht ka shkruar: ‘relaaaks’.

Fotot vijnë pasi Dua vizitoi Kosovën fundjavën e kaluar pasi u emërua  Ambasadore Nderi në një ceremoni në Zyrën e Presidentit në Prishtinë.

Image
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat