Rihanna shihet për herë të parë në publik me djalin e saj

Bota e Yjeve

Rihanna shihet për herë të parë në publik me djalin e saj

Më: 16 gusht 2022 Në ora: 08:50
Rihanna

Rihanna dhe A$AP Rocky u nisën në Los Anxhelos me djalin e tyre të porsalindur të dielën, më 14 gusht.

Çifti ishin të dy shumë të qetë teksa u panë duke ecur nga avioni i tyre privat në një furgon të zi.

Të dy superyjet e muzikës ishin veshur goxha thjeshtë dhe një truproje e mbajti djalin e tyre në një sedilje makine përpara se ta zbriste në makinë.

Image
Rihanna

 

Ajo ishte e veshur me një xhup të zi teksa mbante në supe një çantë të madhe ngjyrë kafe.34 vjeçarja gjithashtu e fshehu fytyrën e saj me një kapele të zezë bejsbolli, por flokët e saj të gjatë dhe të zinj dukeshin anash.

Rocky dhe Rihanna mirëpritën fëmijën e tyre të parë në maj dhe duket se të dy e duan prindërimin.

Disa muaj pasi djali i tyre lindi, një burim i afërt me këngëtaren zbuloi se ajo e ka kthyer vëmendjen nga albumi i saj i nëntë i shumëpritur në të qenit nënë.

“Tani për tani, fokusi i saj është të jetojë bekimin e të qenit një nënë e re dhe të lidhet si një familje e vogël me Rocky-n. Ai ka qenë një partner kaq i jashtëzakonshëm, ai është i zënë me shfaqjet dhe përgatitjen e albumit të tij, por nëse nuk po punon, ai është pranë saj”, thanë ata.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat