“S’jemi në atë nivel akoma!”/ Ironizoi “Sunny Hill” në rrjetet sociale, Ronela Hajati surprizon me veprimin e fundit

Bota e Yjeve

“S’jemi në atë nivel akoma!”/ Ironizoi “Sunny Hill” në rrjetet sociale, Ronela Hajati surprizon me veprimin e fundit

Më: 30 gusht 2022 Në ora: 06:38
Ronela Hajati

“S’jemi në atë nivel akoma!“-shkroi Ronela Hajati ditë më parë pas një pyetje në Instagramin e sal e cila sugjeronte se ajo duhet të ishte e ftuar në “Sunny Hill Festival”.

Ronela i ktheu një përgjigje që mund të duket modeste, por edhe një kunjë për festivalin që asokohe po mbahej në Prishtinë.  Kjo pasi pyetja vjen në një kohë kur Ronela përfaqësoi Shqipërinë në ‘Eurovision 2022’, me këngën “Sekret”, ku mori mbështetje nga shqiptarë dhe të huaj.

Po ashtu, fakti që Ronela zgjodhi ta postonte pyetjen, i bëri të gjithë të mendojmë se është kunjë, pasi në festival kanë kënduar shumë kolegë të saj shqiptarë.

Image
Ronela Hajati/Instastory

Për këtë arsye prezanca e saj në ‘Sunny Hill’ mbrëmjen e djeshme na habiti jo pak. Festivali i organizuar nga Dua Lipa dhe babai i saj u mbajt për herë të parë në Tiranë në datat 26, 27 dhe 28 gusht. Natën e fundit të tij, Ronela u shfaq në rrjetet sociale duke shijuar performancat me miqtë e saj në zonën VIP

Ajo ka mbështetur kolegë që performuan, si Mozzik, e po ashtu ka publikuar edhe video duke kërcyer e argëtuar.

Image
Ronela Hajati/Instastory

Edhe pse mund të mos jetë ‘e kënaqur’ që nuk ishte në listën e artistëve që performuan në Festival, Ronela ka lënë gjithçka pas dhe ka vendosur ta shijojë atë.

Image
Ronela Hajati/Instastory

Ku i dihet, ndoshta mund të ngjitet në skenë vitin e ardhshëm…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat