Sheila Haxhiraj provokon me fotosesionin e ri, pozon e zhveshur nga vaska

Bota e Yjeve

Sheila Haxhiraj provokon me fotosesionin e ri, pozon e zhveshur nga vaska

Më: 14 shtator 2022 Në ora: 13:11
Sheila Haxhiraj

Këngëtarja e mirënjohur, Sheila Haxhiraj përveç karrierës muzikore u kthye në një emër të komentuar edhe për shkak të pjesëmarrjes së saj në Big Brother VIP.

Me një bagazh artistik prej vitesh, Sheila provoi vetën edhe në një ‘reality-show’ ndërsa pas daljes solli disa projekte muzikore.

Por, së fundmi këngëtarja shqiptare ka marr vëmendjen me realizimin e një fotosesoni tejet provokuese që e ndau me fansat në llogarinë e saj në Instagram.

Image
Sheila Haxhiraj

Haxhiraj ka pozuar e zhveshur komplet nga vaska ndërsa shihet me një makijazhe të lehtë dhe duke theksuar tatuazhin në pjesën e belit.

“Më lër të notoi në mendimet e mia”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e imazhe që u vërshuan nga komente të shumta.

Image
Sheila Haxhiraj

Ndërkohë, kujtojmë që Sheila pak kohë më parë u përfol për një romancë me ish-banorin tjetër të BB VIP, Kledi Hysa, i cili ishte protagonist në klipin e  këngës së saj “Më e mira”.

Ndryshe, projekti i fundit i artistes është “Uh Sa Vape” që gjithashtu u kompletua nga ana vizuale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat