Rita Ora nuk i lë vend imagjinatës, artistja ndez rrjetin me veshjen provokuese

Bota e Yjeve

Rita Ora nuk i lë vend imagjinatës, artistja ndez rrjetin me veshjen provokuese

Më: 19 shtator 2022 Në ora: 11:31
Rita Ora

Rita Ora duket me klas edhe kur provokon me veshjet e saj ‘hot’ dhe të ekspozuara.

Ajo nuk dështon kurrë të mahnisë me performancat e saj skenike dhe pamjet e mahnitshme në tapetin e kuq. Por artistja me origjinë shqiptare nuk dështon të jetë një yll edhe në përditshmëri. Ajo u shfaq super seksi me një veshje që mori gjithë vëmendjen në fotot e fundit të publikuara në Instagram.

Këngëtarja 31 vjeçare kishte veshur një fustan të tejdukshëm shumëngjyrësh që i tregonte të brendshmet. Rita dukej në super formëme fustanin e gjatë që i theksonte të gjitha linjat. Muzikantja i ka lënë pak imagjinatës, pasi ka pozuar edhe me shpinë të kthyer – duke nxjerrë në pah të pasmet e saj. Fustani ishte blu me të verdhë i përshkuar nga një zinxhirë në gjithë pjesën e pasme.

Image
Rita Ora

Ajo e kombinoi atë me një pala sandale të zeza me rripa me gurë diamanti.

Duke u dukur thjesht ‘WOW’,  artistja i kishte lënë flokët kaçurrela natyrale dhe kishte bërë makeup minimalist. Fotot  seksi të saj erdhën pas performancës në Costa Brazil.

Image
Rita Ora

Kjo vjen pasi këngëtarja shkëmbeu betimet me regjisoren Taika Waititi, gjatë një ceremonie private në gusht. Rita dhe Taika filluan të takoheshin në mars 2021, përpara se të dilnin publike me romancën e tyre atë gusht.

Çifti u fejua dy muaj më parë dhe tani burimet pohojnë se ata po planifikojnë një festë të madhe pas martesës së tyre sekrete me miqtë dhe familjen. Një burim i tha The Sun: “Ishte një ceremoni vërtet intime dhe super e veçantë për të gjith. Më të afërmit dhe më të dashurit e tyre mund ta shohin se sa çmendurisht të dashuruar janë. Pavarësisht se jeton në qendër të vëmendjes, Rita është e vendosur ta mbajë lidhjen sa më private.”

Image
Rita Ora

Rita tashmë është kthyer në studio duke punuar për albumin e saj të tretë, me sesionin e saj të fundit me Ava Max. Taika ishte martuar më parë me producenten e filmave Chelsea Winstanley, por dyshja janë ndarë në heshtje në vitin 2018. Dyshja kanë dy vajza: Te Hinekāhu, dhjetë vjeç dhe Matewa Kiritapu, gjashtë vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat