Duhet t’i shihni patjetër vajzat e familjes Kardashian të veshura si Kris Jenner në ditëlindjen e saj

Bota e Yjeve

Duhet t’i shihni patjetër vajzat e familjes Kardashian të veshura si Kris Jenner në ditëlindjen e saj

Më: 6 nëntor 2022 Në ora: 17:26
Kris Jenner

Vajzat e Kris Jenner u veshën si nëna e tyre për festimin e ditëlindjes së saj të 67-të të premten në mbrëmje.

Kim Kardashian, Khloé Kardashian, Kourtney Kardashian dhe Kylie Jenner u shfaqën në disa video të postuara në rrjetet sociale me disa nga pamjet më ikonike të nënës së tyre dhe me modelin e saj të flokëve.

Duket se Kendall Jenner nuk ishte e pranishme – me gjasë sepse ishte edhe fundjava e ditëlindjes së saj.

Po ashtu, edhe vajza e madhe e Kim, North ishte veshur njësoj si gjyshja e saj.

Kris u shfaq në disa video nga festa duke qeshur së bashku me miqtë në një tryezë të madhe darke. Ajo u pa gjithashtu e rrethuar nga një grup miqsh që e brohorisnin ndërsa ajo këndonte karaoke në një moment gjatë mbrëmjes.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat