Zbulohet çifti më i ri në showbizin shqiptar, ish- miss Universe në krah të miliarderit maroken

Bota e Yjeve

Zbulohet çifti më i ri në showbizin shqiptar, ish- miss Universe në krah të miliarderit maroken

Më: 22 nëntor 2022 Në ora: 07:07
Blerta Veseli

Prej kohësh, ish-Miss Universe Blerta Veseli gjendet në Amerikë.

Përveç punës, atje bukuroshja duket se ka gjetur dhe dashurinë. Prive.al ka arritur të kuptojë nga detaje pranë saj se Blerta është në një lidhje romantike, ajo po shijon romancën me biznesmenin maroken, 29-vjeçarin, Mokhtar Jabli.

Kush është Mokhtar Jabli? Jabli është i zhytur thellë në industrinë e patundshmërive dhe krijues i “The Nightfall Group”, kompanisë të shërbimeve luksoze të udhëtimit me bazë në Beverly Hills të Kalifornisë. Trajektorja e shpejtë e pasurimit të tij në një rrugëtim tejet inspirues ka marrë vëmendjen edhe të gjigantit Forbes.

Image
Mokhtar Jabli

Ai përgjatë kohës së pandemisë edhe zyrtarisht kapi vlerë miliardëshe të pasurisë përmes kompanisë së tij. Në një intervistë së fundmi, Jabli ka deklaruar se me të vërtetë e ka jetuar kuptimin e “ëndrrës amerikane” duke qenë se ka nisur nga zero pak vite më parë, kur shkeli në Amerikë në 2016-ën.

Image
Blerta Veseli

Blerta nga ana tjetër fitoi “Miss Universe Kosovo” në vitin 2020. Ajo është 25 vjeç dhe një nga vajzat më të komentuara në showbiz në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat