Rikthehet për tifo modelja e cilësuar si fansja më seksi e Anglisë, por cilit futbollist i ka vënë syrin?

Bota e Yjeve

Rikthehet për tifo modelja e cilësuar si fansja më seksi e Anglisë, por cilit futbollist i ka vënë syrin?

Më: 23 nëntor 2022 Në ora: 10:08
Grace Teal

Një modele e cilësuar si fansja më atraktive e Anglisë, ka thënë se i kushton vëmendje në veçanti një futbollisti të Tre Luanëve.

Bukuroshja Grace Teal ka pranuar në të kaluarën se ka simpati për yllin e Manchester Cityt, Jack Grealish, gjatë Kampionatit Evropian duke theksuar se do të ishte argëtuar me të.

Megjithatë, duket se modelja magjepsëse tashmë e ka zhvendosur simpatinë e saj. Ajo tash ka dalë te një lojtar i rivalit Manchester United – është fjala për Marcus Rashford.

Image
Grace Teal

“Skuadra jonë duket vërtet e fortë këtë vit, kemi lojtarë të mirë, por unë ia kam vënë syrin në veçanti Marcus Rashfordit. Ai po duket për mrekulli”, është shprehur ajo.

Grace ishte zhveshur në të kaluarën para ndeshjes së vështirë të Anglisë në çerekfinalen e ‘Euro 2020’ kundër Ukrainës.

Pavarësisht se në atë kohë kishte deklaruar se do të ishte fotosesioni i fundit ku do të zhvishej, bukuroshja ka ndryshuar mendje dhe ka bërë sërish tifo për ekipin e Gareth Southgate me një koleksion fotografish të çuditshme të nxehta me Daily Star.

Modelja, e cila “ka dalë nga pensioni” për ta mbështetur Anglinë në Kampionatin Botëror në Katar me një seri fotografish atraktive, ka theksuar se Rashford do të ishte “një lodër e përsosur” për të.

Image
Grace Teal

Duke folur për vendimin e saj për të rihyrë në botën e modelingut magjepsës për turneun botëror, ajo shpjegoi: “Kam thënë se Euro do të jetë seti im i fundit si një modele magjepsëse, pasi jam duke u fokusuar më shumë në ndërtimin e bizneseve të mia”.

“Por, kam vendosur t’u rikthehem djemve edhe një herë dhe shpresoj t’u sjell atyre pak fat. Do t’i mbështes djemtë gjatë gjithë kohës në lokalin tim me shokët e mi, duke i brohoritur për ata. Shkojmë djem, ta sjellim në shtëpi”. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat