Jessie J tregon me krenari barkun e rrumbullakosur pak orë pasi njoftoi lajmin e shtatzënisë

Bota e Yjeve

Jessie J tregon me krenari barkun e rrumbullakosur pak orë pasi njoftoi lajmin e shtatzënisë

Më: 8 janar 2023 Në ora: 00:03
Jessie J

Jessie J tregoi me krenari barkun e saj në rritje të shtunën, teksa u pa për herë të parë që nga njoftimi i shtatzënisë.

Këngëtarja i befasoi fansat të premten duke zbuluar se ishte në pritje të një fëmije, 13 muaj pasi pësoi një abort të tmerrshëm, shkruan DailyMail.

Dhe Jessie dukej thjesht rrezatuese në fundjavë, ndërsa shfaqi barkun e saj të fryrë e veshur me një bluzë të bardhë dhe dollakë të zeza gjatë një udhëtimi të qetë në Los Angeles.

Image
Jessie J

Interpretuesja e hitit “Wild” dukej e relaksuar, teksa doli nga vetura dhe u nis për në takimin e saj.

Ajo kombinoi bluzën dhe dollakët e saj me një pallto të gjatë, teksa dukej edhe më e rehatshme me një palë atlete.

Image
Jessie J

Ylli i kishte kapur flokët e saj të zeza në stilin topuz, duke përfunduar pamjen e saj me një palë syze dielli të zeza të mëdha, një zinxhir ari, një çantë dore të zezë me tegela.

Pasi kaloi disa orë duke marrë trajtime në një sallon ondulimi, Jessie J më vonë doli me flokët e saj të saporregulluara që i rridhnin mbi supe.

Nëna e ardhshme shkëlqeu nga lumturia ndërsa po shkonte drejt veturës së saj, vetëm disa orë pasi njoftoi lajmin e gëzueshëm të shtatzënisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat