Dafina Zeqiri ekspozon fizikun joshëse nga pushimet në Tajlandë

Bota e Yjeve

Dafina Zeqiri ekspozon fizikun joshëse nga pushimet në Tajlandë

Më: 24 janar 2023 Në ora: 16:19
Dafina Zeqiri

Këngëtarja e njohur shqiptare bashkë me partnerin e saj, DJ Geek kanë zgjedhur Tajlandën si destinacion për t’u relaksuar pas angazhimeve të shumta përgjatë vitit 2022.

Nga atje këngëtarja po sjell vazhdimisht imazhe nga më të ndryshmet që në fokus kanë fizikun e saj të përkryer.

Edhe së fundmi, krijuesja e hitit “Duro” u shfaq tejet elegante dhe dukej mahnitëse në një fustan të zi me shkëlqim.

Image
Dafina Zeqiri

Me dekoltenë e hapur dhe pozat atraktive, Dafina dukej tejet sensuale dhe më në formë se asnjëherë më parë.

“Asaj jo nuk ia nin, a jam drejt”, ka shkruar artistja në mbishkrimin e fotografive tërheqëse.

Image
Dafina Zeqiri

Fotot e reja të këngëtares tërhoqën vëmendjen e fansave të saj, të cilët e vërshuan me komente që ishin kryesisht pozitive.

Dafina ndërkohë aktualisht po shijon suksesin e bashkëpunimit të dytë me Kidën “Ai me mu so” që sollën në fund të dhjetorit të vitit të kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat