Rita Ora s’i lë vend imagjinatës në paraqitjen e re me burrin e saj

Bota e Yjeve

Rita Ora s’i lë vend imagjinatës në paraqitjen e re me burrin e saj

Nga: Bota sot Më: 12 mars 2023 Në ora: 12:06
Rita Ora dhe Taika Waititi

Rita Ora u sigurua të kthente kokat teksa u shfaq me bashkëshortin e saj Taika Waititi, në festën e CAA para Oscarit në Los Anxhelos të shtunën.

Këngëtarja shqiptare 32 vjeçe, tregoi linjat e saj seksi, me një veshje të zezë, derisa pozoi krah për krah me burrin e saj, regjisorin 47 vjeç, në Hotel Sunset Tower, shkruan Daily Mail, përcjell Bota sot.

Veshja e saj e tejdukshme dhe me prerje, ia mundësoi ekspozimin e formës mahnitëse.

Image
Pamje nga festa

Rita e plotësoi pamjen e saj me një palë vathë të trashë dhe një sërë rrathësh dhe unaza argjendi, ndërsa dukej elegante si kurrë më parë./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat