Pas akuzave ndaj Fisnik Sylës, Fjolla Morina shfaqet joshëse dhe me një mesazh në postimin e fundit

Bota e Yjeve

Pas akuzave ndaj Fisnik Sylës, Fjolla Morina shfaqet joshëse dhe me një mesazh në postimin e fundit

Më: 15 mars 2023 Në ora: 20:42
Fjolla Morina

Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina ditë më parë bëri një hedhi akuza të rënda ndaj ish-bashkëshortit, Fisnik Syla.

Krahas akuzave për sipërmarrësin dhe bashkëpunëtorët e tij, Fjolla ftoi qytetarët që t’i bashkoheshin në një protestë për të dhe vajzën e saj.

Së fundmi, këngëtarja është shfaqur në formë të mirë teksa edhe bashkëngjitur një tjetër mesazh.

Image
Fjolla Morina

Fjolla tha se thjeshtësia është ajo që nxjerr në pah vlerën dhe madhështinë e një gruaje.

“Kohës sonë i mungon mizorisht, gjithnjë e me shume thjeshtësia! Thjeshtësia që e bën femrën femër, epsh, nënë dhe dashuri; thjeshtësia që i dhuron asaj bukurinë reale, të shenjtë dhe të pashpjegueshme njëherësh, thjeshtësia që e zbukuron gruan më shumë se të gjitha llojet e manikyreve, kremrave, toneve, shkumave apo llakut, parfumeve, minifundeve, ngjyrosjeve e maskave; thjeshtësia që nxjerr në pah pa shpenzime vlerën, magjinë dhe madhështinë e saj”, ka shkruar Fjolla.

Kujtojmë se, pas akuzave të Fjollës ka reaguar ashpër edhe ish-partneri i saj Syla i cili gjithashtu ka hedhur akuza të forta ndaj këngëtares.

Mes tjerash Fisniku tha se “ajo drogohet dhe është e sëmurë mendore”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat