U kris miqësia pak ditë më parë, çfarë ndodhi mes Efit dhe Kiarës pas eliminimit, ish-banorja e BBVA publikon foton e pazakontë

Bota e Yjeve

U kris miqësia pak ditë më parë, çfarë ndodhi mes Efit dhe Kiarës pas eliminimit, ish-banorja e BBVA publikon foton e pazakontë

Më: 26 mars 2023 Në ora: 10:08
Kiara Tito, Luiz Ejlli dhe Efi Dhedhes

Kiara Tito ka qenë e eliminuara e mbrëmjes së djeshme nga “Big Brother VIP”.

Moderatorja ishte në garë më një nga banoret më të forta të këtij edicioni, Olta Gixharin. Kiara e la partnerin e saj, Luizin me lot në sy dhe mjaft të trishtuar.

Por në studio gjeti ish banorët që ka kaluar mjaft ditë, e mes tyre miken që krijoi në BBV, Efin.

Por kujtojmë se Efi dhe Kiara patën një përplasje vetëm disa ditë më parë dhe të gjithë ishin kurioz për momentin e parë të takimit të vajzave. 

Kiara nuk i ka mbajtur mëri dhe si duket keqkuptimet i kanë sqaruar menjëherë. Vajzat janë takuar madje kanë ndarë edhe fotot në rrjetet sociale. 

Image
Kiara Tito dhe Efi Dhedhes
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat