Flaka Krelani duket tejet provokuese me bikini të zeza, në fotografitë e reja nga plazhi

Bota e Yjeve

Flaka Krelani duket tejet provokuese me bikini të zeza, në fotografitë e reja nga plazhi

Më: 31 korrik 2023 Në ora: 11:06
Flaka Krelani

Këngëtarja e njohur shqiptare, Flaka Krelani, është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo ndan shpesh me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme, ku në të shumtën e rasteve nuk mungojnë edhe imazhet provokuese.

Disa të tilla, këngëtarja nga Gjakova i ka publikuar së fundmi për ndjekësit e saj të shumtë në Instagram.

Image
Flaka Krelani

Këngëtarja, e cila mesa duket së fundmi është duke shijuar disa ditë të mira pushimi – ka publikuar disa fotografi të reja ku shihet duke u kënaqur në plazh.

Ajo ka pozuar me bikini të zeza buzë detit, duke vënë në pah linjat e saj të tonifikuara të trupit.

Image
Flaka Krelani

 

“Më lini këtu, mirupafshim”, ka shkruar interpretuesja e hitit “S’je për mu” në mbishkrimin e këtyre fotografive.

Flaka përndryshe prej kohësh është shpërngulur në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ka nisur një jetë të re larg Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat