Kim Kardashian merr vëmendje me një xhaketë të vjetër ‘Chanel’, e cila vlen më shumë se dhjetë mijë euro

Bota e Yjeve

Kim Kardashian merr vëmendje me një xhaketë të vjetër ‘Chanel’, e cila vlen më shumë se dhjetë mijë euro

Më: 29 shtator 2023 Në ora: 14:11
Kim Kardashian

Kim Kardashian mori vëmendje me një paraqitje të frymëzuar nga ‘Barbie’, teksa doli për një shëtitje në New York të enjten.

Nëna e katër fëmijëve, 42 vjeçare, dukej elegante me një xhaketë të shkurtër ‘Chanel’ – e cila është nga koleksioni i “Barbie” ‘Pranverë/Verë’ 1995 i markës luksoze.

Kim shfaqi belin e saj të tonifikuar me trikon rozë dhe të zezë nga marka ikonë franceze.

Image
Kim Kardashian

Xhaketa ‘Chanel’ e Kim përmban një jakë të zezë si dhe kopsa përgjatë xhepave.

Ajo po ashtu përmbante butona të zbukuruar me logon e ‘Chanel’ në ngjyrë ari dhe të zezë.

Image
Kim Kardashian

Artikulli i rrallë i koleksionistit thuhet se vlen 11.000 – 14.000 euro.

I ndjeri Karl Lagerfeld projektoi koleksionin ikonik “Barbie” që debutoi në pistat në 1995.

Image
Kim Kardashian

Kim përfundoi pamjen me një palë gete të zeza, çizme të ngjashme dhe një çantë unike ‘Chanel’.

Nëna e katër fëmijëve ishte gjithashtu e shoqëruar nga ekipi i saj i sigurisë.Kim edhe gjëra të tjera të vjetra nga marka ‘Chanel’ – duke përfshirë një gjerdan të famshëm që ishte vënë nga Margot Robbie në filmin “Barbie”.

Image
Kim Kardashian
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat