Këngëtarja shumë e dashur, Rina Balaj, ka ndarë disa fotografi tejet fantastike në Instagram.
Artistja këtë herë është shfaqur elegante dhe joshëse njëkohësisht, duke treguar po ashtu stilin e saj unik.
Rina në këtë set fotografish shfaqet me një kostum të zi shumë seksi, i cili zbulon shumë trupin e saj.
![Image](/media/botasot.info/images/2024/February/23/auto_rina6661708727046.png)
Veshja është krejtësisht e tejdukshme, me disa disa detaje që e bëjnë edhe më atraktive.
Ajo i shtoi këtij ansambli një xhaketë të gjatë prej lëkure dhe çizme me taka, gjithashtu të zeza.
![Image](/media/botasot.info/images/2024/February/23/auto_rinaaa1708727048.png)
Rina kohëve të fundit eshte shfaqur me flokë shumë të shkurta të zeza, të cilat i shkojnë shumë, sidomos në këto imazhet e fundit, të ndara me ndjekësit e saj.
Grimi i saj ishte i përsosur, me sy të theksuar, dhe buzë nudo.