Eva Mendes feston 51-vjetorin me një fotosesion të mahnitshëm për Stella McCartney

Bota e Yjeve

Eva Mendes feston 51-vjetorin me një fotosesion të mahnitshëm për Stella McCartney

Nga: Bota sot Më: 7 mars 2025 Në ora: 21:52
Eva Mendes

Ish-aktorja e njohur Eva Mendes ka ndarë me ndjekësit disa foto me rastin e ditëlindjes së saj.

Ajo sapo mbushi 51 vite, shkruan "Bota sot". 

Eva Mendes është shfaqur një pamje të mrekullueshme në një fotosesion të ri për stilisten britanike Stella McCartney.

Image
Eva Mendes

Aktorja dhe nëna e dy fëmijëve, e cila u tërhoq nga kinemaja në vitin 2014, u shfaq elegante me një fustan të zi nga koleksioni më i fundit i McCartney. Në një tjetër pozë, Eva kishte zgjedhur të kompletonte pamjen e saj me një nga çantat ikonike të stilistes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat