Aktorja dhe modelja e njohur Eva Mendes ka festuar 51-vjetorin e saj në stil, duke u shfaqur më magjepsëse se kurrë në fushatën më të fundit të Stella McCartney.
Mendes ka veshur një fustan të zi të tejdukshëm që thekson elegancën dhe sharmin e saj, duke rrëfyer se nuk është ndjerë kurrë më seksi.
Në postimin e saj në rrjetet sociale, Eva ka ndarë disa imazhe nga fushata, duke falënderuar stilisten McCartney për këtë eksperiencë unike. Fansat dhe miqtë e saj të famshëm e kanë mbushur seksionin e komenteve me komplimente dhe urime për ditëlindjen e saj.
Me këtë paraqitje mahnitëse, Eva Mendes dëshmon se mosha është thjesht një numër dhe se bukuria dhe vetëbesimi nuk kanë kufij.