Dua Lipa bashkëpunon me Chanel për koleksionin e ri të çantave

Bota e Yjeve

Dua Lipa bashkëpunon me Chanel për koleksionin e ri të çantave

Nga: Bota sot Më: 26 mars 2025 Në ora: 20:08
Dua Lipa

Dua Lipa ka bërë një hap të madh në industrinë e modës duke bashkëpunuar me markën prestigjoze Chanel për koleksionin e saj të ri të çantave.

Këngëtarja dhe ikona e stilit ka ndarë emocionet dhe gëzimin e këtij bashkëpunimi me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke postuar një mesazh frymëzues që e tregon për lidhjen e saj me markën legjendare.

“Ndonjëherë më duhet të magjeps veten!!!!!! Ëndrrat CHANEL 🤍🤍🤍 xhiruar nga David Sims,” ka shkruar Dua Lipa, duke shpërndarë një foto të saj nga xhirimet e fushatës që u realizua nga fotografi i njohur David Sims.

Image
Dua Lipa

Ajo duket mjaft e emocionuar për këtë mundësi të jashtëzakonshme që e ka sjellë afër një prej markave më të kërkuara dhe më të njohura në botën e modës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat