Addison Rae heq rrobat në fotosesionin e ri të Elle, teksa flet për ‘dashurinë dhe pasionin’

Bota e Yjeve

Addison Rae heq rrobat në fotosesionin e ri të Elle, teksa flet për ‘dashurinë dhe pasionin’

Nga: M.L. Më: 22 prill 2025 Në ora: 17:36
Addison Rae

Addison Rae është zhveshur për një sesion fotografik shumë provokues me fotografen ikonike Ellen von Unwerth.

Image
Addison Rae

Këngëtarja është shfaqur në kopertinën e numrit të majit 2025 të revistës ELLE, edicioni “Gratë në Muzikë”.

Bukuroshja foli me Suzy Exposito për rrugën e papritur që e çoi nga studiot e kërcimit në Louisiana tek fama në TikTok, e tashmë drejt një karriere të suksesshme si këngëtare.

Image
Addison Rae

Dhe karriera e saj si aktore nuk është për t'u nënvlerësuar gjithashtu. Caku i saj i ardhshëm është Animal Friends, ku luan përkrah Aubrey Plaza dhe Dan Levy.

“Më duket sikur e kam tejkaluar Addison Rae-n,” thotë ajo. “Tani është thjesht Addison.” Dhe ka zgjedhje: “Tani kam luksin të them jo për gjëra që nuk më interesojnë, që nuk më duken si unë, ose që nuk pasqyrojnë atë që jam. Në fund të ditës, është ende një punë.”

Image
Addison Rae

Bukuroshja foli edhe për jetën e saj romantike. Ajo “lëshoi një psherëtimë” kur u pyet për të dashurin e saj prej katër vitesh, Omer Fedi.

“Mendoj se të gjitha marrëdhëniet në jetën time tani po kalojnë një transformim në shumë mënyra, qoftë kjo për mirë, për keq, konfuze apo jo,” theksoi ajo. “Dhe mendoj se është një moment vetëpërballjeje për mua, për të kuptuar çfarë dua vërtet të bëj dhe çfarë ndjej që është e duhura.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat