George Clooney habit me flokë të lyer, ndërsa Amal shkëlqen solo në Kanë

Bota e Yjeve

George Clooney habit me flokë të lyer, ndërsa Amal shkëlqen solo në Kanë

Më: 17 maj 2025 Në ora: 18:17
George Clooney

George Clooney u shfaq në New York pas një shfaqjeje të tij në Broadway, por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte pamja e tij e re — flokë të lyer ngjyrë kafe, që fansat i quajtën një “katastrofë vizuale”.

64-vjeçari, i cili luan në versionin teatror të “Good Night, and Good Luck”, u takua me fansat jashtë Teatrit Winter Garden, i veshur me stil në të zeza dhe syze të lehta.

Por transformimi i flokëve të tij — nga gri natyral në një ngjyrë të errët artificiale — u komentua gjerësisht, duke shkaktuar kritika e batuta në rrjetet sociale, shkruan DailyMail.

Image
George Clooney

Madje, edhe bashkëshortja e tij, Amal Clooney, nuk është adhuruese e këtij ndryshimi.

Vetë Clooney e ka pranuar me humor që flokët e lyer “nuk janë të mirë” dhe se nuk është rehat me pamjen e re.

Ai tha se ka qenë thinjosh që në të 20-at dhe se stili i tij karakteristik është pikërisht ai “kripë e piper”.

Image
Amal Clooney

Ndërkohë, Amal Clooney është parë solo në Festivalin e Filmit në Kanë, duke tërhequr vëmendjen me paraqitjet e saj elegante, ndërsa bashkëshorti i saj sfidon reagimet me pamjen e re në Broadway.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat